×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbja e kthyer në Gjakovë: Zoti është në anën time, jam e lumtur për vendimin e gjykatës

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 22:23

    E rikthyera serbe, Dragica Gashiq, i është gëzuar vendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë e cila hodhi poshtë padinë ndaj saj për një masë të përkohshme.


    Ajo është shprehur e lumtur që ka fituar rastin për të jetuar në shtëpinë e saj, raporton Kosovo-online.

    “Jam fort e lumtur, Zoti është në anën time. E di që drejtësia është në anën time. Banesa është pronë e imka dhe me dokumentacion jam në rregull”, është shprehur ajo.

    Ajo ka thënë se nuk e ka kuptuar se pse protestohet ndaj saj në Gjakovë.

    “U dëshmua e vërteta dhe drejtësia dhe i falënderoj avokatët e angazhuar nga Zyra për Kosovë dhe drejtori Petar Petkoviq. Jam falënderuese ndaj tyre për mbështetjen dhe kujdesin njerëzor, që i nevojitet çdo personi”.

    “Tani besoj se komuna do të më lejojë ta rregullojë apartamentin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!