Disa dhjetëra njerëz u mblodhën në mëngjesin e ditës së djeshme para dyerve të furrës “Roma” në Borçe të Beogradit.
Pronari shqiptar Mon Gjuraj njoftoi se nga ora 10.00 deri në orën 14.00 do të shpërndajë bukë falas për të gjithë borçanët.
Për t’u solidarizuar me të, aty ishin të pranishëm qytetarë të shumtë por edhe disa politikanë lokal, transmeton Reporteri.net.
Situata ishte shumë e qetë, megjithatë, në një moment, ndodhi një incident. Një person hyri në mes të turmës dhe filloi i drejtohet atij me fyerje e sharje: “Largohu nga Serbia, mos të ta thyej shpinën”.
PROVOKATOR U BORCI!
Gradjani su se okupili ispred pekare Roma u Borci!
U jednom trenutku naisla je zena provokator koja je pretila okupljenima
"Mrs iz Srbije bre mamu im jebem. Nemoj da ti kicmu polomim…!" pic.twitter.com/6QM3Xa3y8i— Marko Dragoslavic(Operativac iz Zemuna) (@tamodaleko) May 3, 2019
Pronari i furrës “Roma” në Borçe të Beogradit, shqiptari Mon Gjuraj ka nisur punën më 2012 dhe aktualisht punëson rreth dhjetë njerëz, ndërsa gjatë shtatë vjetëve pronari ka mbështetur me donacione shumë aksione humanitare. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.