×
  • Lajme
  • Art/Kulturë

    Seriali “Katrori i Pushtetit” me aktorët më të njohur Shqiptarë tani online në GjirafaVideo

    Reporteri
    28 Shkurt 2022 | 18:20

    GjirafaVideo është platforma e vetme vendore ku mund t’i shihni online serialet dhe filmat më të fundit shqip, emisione të ndryshme, TV dhe radio vendore, lajme e shumë përmbajtje të tjera.

    Seriali i fundit që i është bashkangjitur kësaj platforme është “Katrori i Pushtetit” i cili ka marrë vëmendje të madhe tek audience pasi që është shfaqur në njërin nga televizionet shqiptare.

    Për herë të parë online vjen seriali dramatik shqiptar i përbërë nga 8 episoda, i cili trajton përpjekjen e tre gazetareve investigative, që zbulojnë një mega skandal, se si politika në bashkëpunim me biznesin dhe duke përdorur krimin vjedh pasuritë e shqiptarëve. Çfarë fshihet pas këtij skandali? Sa do të rrezikojnë gazetaret tona? E shumë tema të tjera do të mund të kuptoni nga seriali.

    Seriali përbëhet nga një cast e mrekullueshme e aktorëve si Ema Andrea, Dasara Xhangolli, Sara Smaja, Neritan Liçaj, Romir Zalla, Orli Shuka, Eni Shehu, Gentian Zenelaj, e shumë aktorë tjerë ndërsa regjisor janë Robert Budina dhe Mateo Cungu. Ky serial është i mbështetur nga Bashkimi Europian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!