Në pikë-kalimin kufitar me Serbinë në Merdar edhe sonte kanë vazhduar pritjet e gjata të bashkatdhetarëve tanë, që po kthehen nga pushimet në Kosovë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 20:18) bashkatdhetarët tanë po presin mbi gjashtë orë e gjysmë për të hyrë në Serbi nëpër pikë-kalimin kufitar në Merdar, kurse kolona e automjeteve ka shkuar deri në 1.2 km.
Pritje të gjata deri në një orë për të hyrë në Serbi janë regjistruar edhe në Jarinje.
Ndërsa, në pikë-kalimet e tjera kufitare me Serbinë nuk ka pritje më të gjata se 5-15 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.