×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Kishte plan për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 16:27

    Analisti amerikan, Daniel Serwer, thotë se administrata aktuale amerikane është ndryshe nga administratat e kaluara dhe do të ishte veprim i zgjuar për Kosovën që të zgjerojë mbështetjen e saj në botë duke sprovuar edhe fuqitë tjera të mëdha.


    Serwer, i cili beson se qeveria amerikane mbështeti rrëzimin e qeverisë së Kosovës, shprehet i bindur kishte një plan për shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi, që tashmë është ide e vdekur.

    Ai, në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se mundësitë që administrata amerikane të çonte përpara negociatat për një marrëveshje gjatë këtij viti, janë ngushtuar nga situata me COVID-19.

    Dy javë më parë qeveria e kryeministrit Albin Kurti u rrëzua me një mocion mosbesimi në parlament. Ka shumë vëzhgues edhe në Shtetet e Bashkuara që thonë se rrëzimi i saj u bë edhe me ndihmën amerikane.

    Intervistën e plotë mund ta lexoni në VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!