Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që në zgjedhjet lokale të tetorit, bashkë me VV’në, synon ta marrë mandatin e plotë në krye të kësaj komune, së fundmi ka patur një takim në kafene me një figurë të rëndësishme të LDK-së në Podujevë.
I kontaktuar nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’, Shpejtim Bulliqi ka refuzuar të flasë rreth takimit dhe nëse Jaha i ka ofruar mbështetje atij në kandidaturën për kryetar të Podujevës.
Ish-drejtori i Agim Veliut takohet në kafene me Shpejtim Bulliqin e VV-së
Madje, atij i është dukur “pyetje palidhje” interesimi i gazetës.
“Mos bo pyetje palidhje. Nuk është punë e juaja me kënd rri unë”, tha kryetari i Podujevës, njëherit kandidati i VV-së për Podujevë në zgjedhjet e 17 tetorit 2021.
Ndryshe, Hamdi Jaha konsiderohej edhe njeri i afërt dhe me ndikim tek ish-kryetari Veliu. Gjithashtu, Jaha është në mesin e 131 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe kishte kandiduar për deputet në vitin 2019.
Në fotografinë me Jahën dhe Bulliqin shihet edhe biznesmeni llapjan Ditar Hoti, vëllai i ish-deputetit të LDK-së Visar Hoti, gjithashtu pjesë e anëtarësisë së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. /Reporteri.net/.