×
  • Lajme
  • Lajme / Projekti

    Sfidat me dezinformimin, aktivisti Rom tregon për përvojat me lajmet e rreme

    Autor:Shyret Hoxhaj
    03 Shtator 2024 | 13:36

    Lajmet e rreme, ose “fake news,” janë një nga sfidat më të mëdha të epokës digjitale, duke kërcënuar integritetin e informacionit dhe ndikimin mbi përceptimet publike. Në një botë ku informacioni qarkullon me shpejtësi përmes rrjeteve sociale dhe mediave online, dallimi midis fakteve dhe trillimeve është bërë gjithnjë e më i vështirë. Por sa i përket perspektivës dhe ndikimit të këtyre lajmeve tek komunitetet jo-shumicë në Kosovë, aktivisti i dalluar Rom dhe një prej drejtuesve të organizatës “Durmish Aslano”, Sejnur Veshall, ka bashkëbiseduar me gazetaren Shyret Hoxha në një vodcast të mbajtur në “Radio Romano Avazo” – i realizuar në kuadër të projektit “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë për gazetën online Reporteri.net.

    “Në vitet e fundit në aktivitetin e mediave sociale është bërë më e theksuar dhe shumë dëshpruese tendenca e lajmeve të rrejshme, ose siç quhet në diskursin publik “Fake News” e cila dhe e komplimenton çështjen e keqpërdorërimeve mbi natyrat e ndryshme. Është shumë e theksuar dhe besoj që ka bërë një punë shumë të strukturuar emancipimi dhe vetëdijësimi mbi eliminimin apo zbutjen në kontentin e lajmeve të rrejshme, pasi që janë shumë të përhapura në një pjesë dërmuese të lajmeve, specifikisht në kontentin e rrjeteve sociale të cilat përdoren më shumë në telefon, të cilat janë në zhvillim dhe në rritje më shumë në mesin tonë, duke u referuar pjesës të cilës se nuk mundemi që ta orientojmë kredibilitetin dhe zhvillimin adekuat të një monitorimi mbi këtë çështje.” – u shpreh Veshall, gjatë bashkëbisedimit vodcast me gazetaren Shyret Hoxhaj e cila po vijon programin e punës praktike në Radio Romano Avazo, në kuadër të të njëjtit projekt “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë për gazetën online Reporteri.net.

    Se a ka hasur ai personalisht në lajme të rrejshme dhe se si i ka menaxhuar si të tilla, Veshall tregon në vijim: “Ekzistojnë raste, por nuk mund të bëjmë dallime relative mes meje si një person i cili pjesën dërmuese të aktiviteteve të marrëdhënieve publike e kalon me Shoqërinë Civile dhe jam më afër me këto çështje dhe relativiteti i mendimit këtu dështon, por nëse e marrim kontekstin e një personi të thjeshtë se si do ta kuptone ose si do e haste këtë problem, si p.sh. në rastin e nënës sime se kur e shehë një lajm të rrejshëm se sa shpejt i beson asaj, por nëse e marrim nga prespektiva ime që unë më shumë i jap rëndësi kredibilitetit të informatës ose servisit i cili ofron informatë, e pastaj mundem ta hulumtoj dhe lajmin, ose ndryshe lajmet të cilat n’a shfaqen çdo ditë nuk mundemi të i japim rëndësi dhe kjo n’a bënë që të i japim më shumë rëndësi lajmeve që janë më të rëndësishme në mënyrë që ato të i filtrojmë se a janë të rrejshme apo jo, gjithmonë ato lajme të ndara nga persona kredibil dhe media kredibile, pa i’u ndarë dhe institucioneve të cilat janë dora e parë e informacioneve të shëndosha. Më ka ndodhur që të kem hamendje në ndonjë lajm të rrejshëm, por e kam pasur shumë më të lehtë verifikimin e lajmit duke i referuar filtrimit që përmenda.” – thotë ai.

    Gjithashtu Sejnur Veshall ndanë edhe metodat të cilat përdorë për të klasifikuar një lajm të besueshëm.

    “Lajmi gjithmonë varet nga produksioni dhe vetë fakti kush e plason, gjithnjë në këtë pjesë vjen raporti institucional që modeomos duhet të jetë i shëndosh mbi këtë kontekst, por është më e rëndësishme që t’i shohim si dorë e parë e marrjes së informatave, pasi që informata është më e shëndoshë. Ndërsa kur i referohemi dhe lajmeve të cilat n’a ofrojnë portalet duhet t’i’a shohim dhe rëndësinë që cili gazetar apo portal po e ofron atë lajm, pra këtu ndodh ai filtrimi mes mediave të cilat janë vetëm online dhe mediave të cilat e përmbushin këtë nocionin mediatik dhe plasojnë një lajm i cili kalon përmes filtrave, rrugëve të duhura redaktoriale dhe në besueshmërinë e informatave.” – njofton ai.

    Po ashtu, ai bënë të ditur dhe cilat grup mosha janë viktimë e lajmeve të rrejshme, si dhe cilat rrjete sociale përmbajnë më së shumti lajme të rrejshme.

    “Ndoshta mosha rinore është më e theksuar mbi këtë çështje, por dhe mosha madhore të cilët nuk kanë informata bazike. Çdo gjë e cila vjen nga telefoni, me ardhjen e “Tik-Tok”ut, “Snapchat”-it, lajmet e rrejshme kanë marrur një vrull shumë më të madh dhe faktorizimi i njerëzve jo-adekuat po ndodh dhe në jetën publike dhe private me degradimin total të mediave, me degradimin total të diskursit publik dhe me degradimin total të cenimit qoftë familjar apo qoftë informativ. Unë besoj që këtu hynë dhe ideja jonë që monitorimi nuk po ndodh në kontentin adekuat dhe duhet të kemi një “dorë” më të drejtpërdrejtë qoftë nga institucionet qoftë ndonjë projekt më adekuat që ne ta kemi inputin e duhur se si duhet ta menaxhojmë këtë çështje. Duhet pasur parasysh që tani rinia është në vërdallje vetëm në “Tik-Tok” dhe ekziston një fluks i madh i analfabetëve adekuat, analfabetë aktiv të cilët dëshirojnë të ndajnë informata mbi “Tik-Tok”-un dhe ne i marrim ato informata, e që aty ndodh vetëm dështimi jonë i parë duke e nisur rrugëtimin tonë mbi këtë bazë. Ne mund të kemi shumë aludime, por pa pasur ndonjë verdikt final se si mundet të ndryshoj dhe si do të jetë ideja komplete për t’i ndarë institucionet nga ndonjë dorë më e fortë p.sh. donator ose projekt, duhet të ekzistoj një platformë adekuate që atëherë do biem në një konsesus final.” – bëri të ditur Veshall.

    Ai tregon dhe disa mënyra për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rrejshme në tregun e lajmeve në Kosovë.

    “Nuk besoj se mundemi të i ndalojmë, por monitorimi dhe informimi më i thellë duhet zbritur qoftë nga konteksti akademik, qoftë nga shkollat fillore dhe të mesme që së paku të ketë ligjerata apo diskutime me nxënësit mbi lajmet e rrejshme për t’i klasifikuar, pra për t’i’a pasuruar diapazonin informativ. Këtu mund të kemi vetëm disa hapa më të shëndoshë që ta arrijmë qëllimin për ta kristalizuar dhe klarifikuar këtë kontent, por gjithnjë nuk mund të i ndalojmë pasi që ata gjithmonë do të gjejnë një format për të hyrë në jetën tonë të përditshme, por vetëm nëse mund të biem në kontestin e filtrimeve kjo do të ishte në rregull.” – shtoi ai.

    Gjithashtu ai tregon dhe mbi sigurinë e informacioneve të cilat shpërndahen, si dhe kontrollimin nga institucionet adekuate shtetërore.

    “Jo nuk janë të sigurta, sepse ka dhe media të cilat mund ta cenojnë dhe jetën publike e private të një personi, e që e vetmja adresë momentalisht që mund të i qasemi për shtytje është policia e Kosovës në mënyrë që ata të marrin një hap, por nuk mund të kemi forcë adekuate, andaj besoj që në këtë kontekstin informativ ose që të kemi një strategji adekuate për këtë çështje, do të ishte më e kapshme e cila do mbërthente të gjitha këto që jemi duke i diskutuar, por kjo kuptohet që duhet të niset nga instuticionet relevante që do ishte dhe prioritet shtetërorë për ta rregulluar këtë çështje.” – tha ai.

    Si përfundim, ai ndanë mesazh dhe me të rinjtë se si duhet pasur kujdes në marrjen e informacioneve.

    “Besoj se së paku duhet ta hulumtuar kredibilitetin e lajmeve, të mos kenë qasje të drejtëpërdrejtë me marrjen e informatave nga rrjetet sociale si “Tik-Tok”-u, “Snapchat”-i etj. Por këto rrjete të i përdorin për humbje kohe, të cilat janë për humbje kohe e që nuk duhen faktorizuar, qoftë persona apo portale në këto ide sepse veçëse deformimi informativ ndodh nga kjo.” – përfundon Sejnur Veshall.

    *Ky artikull dhe vodcast u realizuan në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes edukimit medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”. Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!