×
  • Lajme
  • Lajme

    Sfilatë dasmorësh me vetura në tunelin e Kalimashit

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 22:40

    Stina e verës padyshim mund të quhet edhe si “stina e dasmave”. Ahengjet familjare në trevat kudo që ka shqiptarë zakonisht bëhen në këtë stinë për arsye të shumta.


    Dasmat bëhen nga më të ndryshmet, mirëpo tradita është ajo që i shoqëron gjithmonë. E një traditë në dasmat shqiptare është marrja e nuses nga krushqit, rrugëtim ky që shoqërohet me shumë muzikë nga dasmorët që ndodhen brenda veturave, shkruan Reporteri.net.

    Një gjë e tillë ka ndodhur sot edhe në Tunelin e Kalimashit, ku dasmorët nën dritat e tunelit dhe tingujt e muzikës së lartë kanë bërë “sfilatë” me vetura. /Reporteri.net

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!