Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini, ka folur për sulmet që iu kanë bërë kur ajo është emëruar në pozitën e ministres në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
Shahini ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje bashkimin kombëtar e ka përdorur vetëm për përfitime të tyre.
“LVV e ka përdorë gjithë narrativen e bashkimit kombëtar vetëm për përfitime të tyre, për të fituar besimin e një grupi të njerëzve në Kosovë që besojnë që shqiptarët duhet të funksionojnë si një. Sepse në momentin e parë kur ndodhi një hap konkret, i bashkëpunimit aq të thellë, ku dy shqiptarë nga Kosova marrin përgjegjësi serioze për të udhëhequr dikastere të rëndësishme në Shqipëri, LVV bëri gjithçka që pati mundësi për ta dëmtuar imazhin e projektit, e maksimalisht kanë shpresuar që do ta mbyllin këtë projekt’, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.
Ndërkaq, sa i përket udhëheqjes së Ministrisë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Shahini thotë se udhëheqja ka qenë e suksesshme.
“Kemi një numër të madh të njerëzve që ju shërbejmë, kemi një numër të madh mësuesesh, organizimi i gjithë kësaj pune ka rezultu i suksesshëm”, deklaroi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.