×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA-ja i dhuron Policisë së Kosovës pajisje teknike në vlerë rreth 300 mijë dollarë

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 18:15

    Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se përmes Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit të Shtetit në ShBA, i ka dhuruar Policisë së Kosovës pajisje teknike me vlerë rreth 300 mijë dollarë.

    Siç bëhet e ditur në njoftim, këto mjete i janë dhuruar Divizionit Kundër Terrorizmit dhe Njësisë Speciale të Ndërhyrjes në Kosovë, për të forcuar gatishmërinë e tyre operacionale dhe për të mbajtur qytetarët të sigurt.

    “Që nga viti 2008, Programi i Ndihmës kundër Terrorizmit, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës, ka ofruar gati 4 milionë dollarë në trajnime, mentorime dhe pajisje për Policinë e Kosovës”, ka shkruar Ambasada amerikane në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!