×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA-ja mirëpret idenë e vendosjes së një baze të përhershme ushtarake në Kosovë

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 16:29

    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka deklaruar se senatorët amerikanë kanë përkrahur idenë e tij për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

    Këtë Mehaj e tha pas takimit që pati në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, transmeton lajmi.net.

    Mehaj theksoi se ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për përkrahje ndaj SHBA-së në çdo rast dhe rrethanë.

    Postimi i plotë i Mehajt:

    Senatorët amerikanë mirëpresin propozimin tim për vendosjen e bazës së përhershme ushtarake amerikane.

    Takimet bilaterale në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax i përmbyllëm me takimin e grupit të senatorëve nga SHBA, pjesëmarrës në këtë forum.

    Së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani- Sadriu, si dhe Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla-Schëarz takuam senatoret James E. Risch, Jeanne Shaheen, Joni Ernst dhe Chris Coons.

    Përveç temave të tjera, në takim u diskutua dhe u përkrahë nga senatorët amerikan edhe ideja ime për praninë e një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës.

    U shprehën se do të vazhdojnë të përkrahin këtë ide në çdo instancë të vendimmarrjes së shtetit amerikan.

    Delegacioni na përgëzoi për 10 vjetorin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ioëa-s si dhe shprehën falenderimet për kontributin e Kosovës me bashkë-zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat amerikane në Kuvajt.

    Gjithashtu për kontributin në menaxhimin e krizës së refugjatëve nga Afganistani.

    Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes shpreha edhe një herë gatishmërinë për përkrahje ndaj SHBA në çdo rast dhe rrethanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!