Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë e kanë vendosur lokacionin ku liderët e Kosovës dhe Serbisë do të ulen për të arritur një marrëveshje finale mes dy vendeve.
Burime të PORTALI.info kanë shpjeguar se Camp David, rezidenca e pushimeve të presidentëve amerikan është vendi ku po planifikohet që të mbahet konferenca për marrëveshjen finale.
Kampi gjendet në parkun kombëtar të Marylandit, 60 kilometra në veri të Uashingtonit.
Sipas të njëjtave burime, të dyja shtetet do të prezantohen nga delegacione të gjëra ku do të përfshihen pozitë e opozitë, derisa përveç ndërmjetësit amerikan, në konferencë do të jetë i barabartë në ndërmjetësim edhe përfaqësuesi i BE-së.
E gjithë ndërmarrja pritet që të ndodh më së largu gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë një zgjidhje të preferuar për Kosovën dhe Serbinë, por insistojnë që të dyja vendet të gjejnë pajtim deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Ky pajtim sipas SHBA-vë do të duhet të jetë njohje reciproke në mënyrë që marrëveshja të jetë afatgjate
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.