Shefi i asamblistëve të AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj, ka kritikuar kryetarin e kësaj komune, lidhur me nievlin e menaxhimit të situatët me COVID 19.
Ai thotë se nuk po mund ta besojë nivelin e menaxhimit, duke e vlerësuar atë të ulët, shkruan Reporteri.net.
Ai ka radhitur katër pyetje. Së pari e ka pyetur Haskukën për larjen e rrugëve e shesheve, për tenderin për dezinfektim dhe për masat pas vendosjes së karantinës.
Madje, një prej pyetjeve, ishte në lidhje me punën e Shpend Ahmetit. Baldedaj e ka pyetur Haskukën se si nuk e xhelozon Shpend Ahmetin për punën që po bën në këto kohë./Reporteri.net
Publikimi i plotë:
Asnjëherë nuk kam dashur të shkruaj në kohë të pandemisë por kryetari Haskuka dorën në zemër nuk po mundem me besu që niveli i menaxhimit është kaq i ulët.
Kam disa pyetje :
1. Kur janë larë rrugët dhe sheshet e qytetit ?
2. Çka kanë dezinfektuar me 40.000 euro tender ?
3. Pas vendosjes së karantinës, cilat janë masat që duhet ti dijnë qytetarët ?
4. Ne e dijmë që jeton në Prishtinë por a hiç nuk po e xhelozon Shpend Ahmetin për punët që po i bën a ???
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.