×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i BE’së në Kosovë nesër do t’i vizitojë disa qendra të votimit

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 16:09
    Shefi i Zyrës së BE'së, Tomas Szunyog

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, do t’i vizitojë nesër disa qendra të votimit në Kosovë gjatë ditës së zgjedhjeve.


    Sipas njoftimit pjesë e agjendës së vizitës do të jetë edhe ajo në shkollën fillore ‘Dardania’.

    “Shefi i Zyrës së BE në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Ambasadori Tomash Sunjog (Tomáš Szunyog), do t’i vizitojë disa qendra të votimit në Kosovë gjatë ditës së zgjedhjeve, të dielën më 14 shkurt 2021, duke përfshirë edhe vizitën e mëposhtme: 10:00 Prishtinë, Qendra e votimit në shkollën fillore ‘Dardania’. Mediat janë të mirëseardhura për ta mbuluar vizitën e Ambasadorit Szunyog para qendrës së votimit, duke respktuar në mënyrë strikte masat anti-COVID19”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga Zyra e BE’së në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!