Shefi i ri i Bordit të kompanisë së energjisë elektrike GEN-I, Maks Helbl, ka pranuar në televizionin publik slloven se dega e kësaj kompanie në Beograd e kishte paguar si konsulent ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.
Helbl ka folur edhe për punën e Berishajt si konsulent në GEN, me ç’rast ka zbuluar se ambasadori u ka japur këshilla të shumta operimi shkaku i njohurive të tij për situatën politike në Ballkanin Perëndimor, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Berishaj na ka dhënë këshilla të rëndësishme. Ky është një person që ka një nivel të caktuar të besimit në publik, ka njohuri edhe për situatën politike në rajon, bazuar në njohuritë e tij ai është në gjendje të sigurojë informacione të nevojshme për tregjet e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë”, ka deklaruar Helbl në Tarça.
Afër 2 milionë Euro të hyra në biznesin e Martin Berishajt ku u derdhën paratë e GEN-I nga Beogradi
Ndërkaq, Helbl i ka mohuar raportimet për transaksione nga dega e GEN-it në Beograd për te kompania e Berishajt, të cilat kapin shumën rreth 475 mijë euro.
“Të gjitha transaksionet janë të bazuara mbi kontratat e shitjes së energjisë elektrike të realizuara nga Martin Berishaj. Ai dha informacionin e nevojshëm që është thelbësor për të bërë atë konkurrues në një treg të veçantë”, tha ai.
Emisioni “Tarča”, ose kthyer në shqip “Objektivi” që transmetohet në televizionin shtetëror slloven, ka bërë jehonë gjithandej vendit gjatë së enjtes mbrëma, pasi ka realizuar një edicion special lidhur me skandalin financiar, ku i përfshirë është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. /Reporteri.net/.
Skandali i Martin Berishajt, bëhet temë kryesore në televizionin shtetëror slloven