×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i diplomacisë greke në Beograd, Vuçiq e falënderon që Greqia s’e njeh Kosovën

    Reporteri
    03 Qershor 2022 | 13:10

    Kryediplomati grek, Nikos Dendias, sot ka qëndruar në Beograd për vizitë zyrtare ku është pritur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se më të ka folur edhe për “temat e nxehta gjeopolitike” bashkëpunimin rajonal, integrimin europian, krizën aktuale energjetike, si dhe luftën në Ukrainë.

    Vuçiq u kujdes që edhe në këtë takim ta falënderojë shtetin e BE-së që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

    “Vuçiq falënderoi Greqinë për qëndrimin e saj të qëndrueshëm ndaj respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, si dhe për përpjekjet e saj gjatë presidencës së Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, duke shtuar se Serbia vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin evropian të Serbisë dhe angazhimin e saj aktiv”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga presidenca serbe.

    Vuçiq gjithashtu i tha kryediplomatit grek se Serbia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Greqinë, të cilat bazohen në miqësinë e fortë, afërsinë e konfirmuar historikisht dhe solidaritetin e dy popujve.

    Kur u fol për bashkëpunimin rajonal, Vuçiq e prezantoi Serbinë si vend që dëshiron “të ruajë stabilitetin dhe orientimin e të gjitha vendeve të rajonit drejt bashkëpunimit më intensiv në të gjitha fushat, sepse vetëm një rajon i tillë mundëson zhvillimin e qëndrueshëm të vetë Serbisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!