×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i EULEX-it: Situata e qetë në veri, nesër nis zbatimi i marrëveshjes për targat

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 19:36

    Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës është e qetë.


    Wigemark ka thënë se EULEX-i po vazhdon patrullimet e shtuara në veriun e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe policinë e Kosovës.

    Tutje ai njoftoi se që nga nesër do të nis zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes që parasheh vendosjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve.

    “EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në Kosovën veriore së bashku me NATO-n dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës. Situata është e qëndrueshme dhe regjimi i ri i afisheve do të nis nga të dyja palët që nga nesër më 4 tetor”, ka shkruar në Twitter Wigemark.

    Përgjatë ditës së djeshme, është zbatuar pika e parë e marrëveshjes për targat. Pika e parë parashihte largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e Njësitit Special me trupat e KFOR’it në pikat kufitare në veri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!