Bajram Gecaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i ka quajtur të pabesë anëtarët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli.
“Institucioni ynë kombëtar i BESËS SHQIPËTARE është ndërtuar mu për shkak të pabesëve si Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Osmani është përjashtuar nga të gjitha pozitat brenda partisë. Ajo ishte kandidate e LDK-së për kryeministre por gjërat ndryshuan kur ajo nuk përkrahu mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Ndërkohë Avdyli i ka dalë në krah asaj derisa së fundi e ka quajtur komunist kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.