×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Kemi ftuar Kurtin që ta vizitojë Brukselin në takim bilateral

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 22:16

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomaz Szunyog, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është ftuar zyrtarisht që ta vizitojë Brukselin për një takim bilateral.


    “Ka tashmë ftesë zyrtare për Kurtin që ta vizitojë Brukselin në kuptimin bilateral dhe shpresojmë që kjo vizitë të ndodh së shpejti, si dhe të vijë Kurti e të diskutojmë se si të vazhdojmë me dialogun. Prapë, besojmë që të mos jetë diçka që të shtyhet apo të vonohet sepse nuk ka kohë për të humbur”, tha ai.

    “Ne po shpresojmë që të behet në javët në vijim ky takim bilateral”, tha ai në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!