×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefja e Kabinetit të Kryeministrit i përgjigjet ministrit të Drejtësisë: 3 orë u dakorduan për parime në Bruksel

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 18:27

    Shefja e kabinetit të kryeministrit Hoti, Ardita Dushi, që ishte në takim me Vuciqin në Bruksel, ka publikuar një fotografi, për t’iu përgjigjur Selim Selimit të AAK’së.


    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, që është përfaqësues i Ramush Haradinajt dhe i AAK’së në Qeveri, ka shprehur vazhdimisht pakënaqësitë e tij që, kur shkuan në Bruksel, kryeministri Avdullah Hoti nuk e mori në takim me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

    Dushi i është përgjigjur për këtë ministrit Selimi.

    Ka publikuar një fotografi që, sipas saj, është e datës 16 korrik, dhe aty është folur e ka pasur dakordime.

    Në fotografi shihet kryeministrit Hoti, ministri Selimi, vetë Dushi, dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

    “3 orë përgatitje dhe dakordime mbi parimet Bruksel 16.07.2020 #PuzzleCompleted”

    Ndërkaq, sic ka thënë ministri Selimi, formacioni i pjesëmarrjes në takimin Hoti – Vuciq, ka qenë 1+1, e sipas ministrit, Hoti ka zgjedhur që aty të hyjë me shefen e tij të kabinetit, Ardita Dushin, në vend se ta marrë atë si partner të koalicionit.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3068949236555367&set=a.214229858694000&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!