Imami Shefqet Krasniqi ka komentuar edhe një herë deklaratën e tij se gratë e kanë vendin në kuzhinë.
Ai teksa ka komentuar disa fotografi ku shihet duke gatuar ka thënë se gatuan me shumë qejf për shoqërinë e tij, shkruan Reporteri.net.
Krasniqi thotë se gatimin e bën me qejf, dhe se ushqimi i preferuar për të gatuar është flia.
“Unë këto punë i bëj me qejf dhe kam dëshirë që sidomos kur jam me shokë, unë të jem në kuzhinë. E kom pasion dhe e bëj me qef. Flinë e bëj më me qef. Me punu në kuzhinë dhe çdo sen që e bën njeriu që është në shërbim të njerëzve është ibadet”, tha ai në emisionin Libero.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.