Një objekt është shembur në Fushë-Kosovë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e emergjencës.
Policia ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Elez Berisha”, në Zonën Industriale në Fushë-Kosovë.
Sipas Policisë, “është shembur një pllakë nga një ndërtesë, e cila është në ndërtim e sipër”.
“Rreth ores 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Elez Berisha’ në zonën industriale në Fushë Kosovë është shembur një pllakë nga një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Përveç dëmeve materile nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me këtë ngjarje janë njoftuar institucionet kompetente”, ka deklaruar për Reporteri.net zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.