Komuna e Ranillugut ka vendosur ta shënojë 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke u dhuruar stafit në këtë komune sete kozmetike.
Sipas njoftimit të publikuar në platformën e-Prokurimi, kjo komunë ka dhënë tashmë ka dhënë kontratën për blerjen e 50 seteve kozmetike. Këto sete duhet të përmbajnë së paku tri produkte, por që nuk specifikohet lloji i tyre. Në total blerja e tyre do të kushtojë 975 euro, apo 19 euro për pako, shkruan Reporteri.net.
Tek dosja theksohet se këto sete duhet të jenë të paketuara në një kuti ose qese.
Me kontratë është shpërblyer Igball Ajvazaj.
Nënshkrimi i kontratës figuron se është bërë dje./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.