×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi: Nisma e ka kaluar pragun, do të jemi pjesë e Kuvendit

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 15:28

    Bilall Sherifi, ish shefi i grupit parlamentar të Nismës, në një konferencë për media ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.


    Sherifi ka thënë se Nisma ka arritur në total të grumbullojë rreth 42 mijë vota, apo 5.017 për qind, shkruan Reporteri.net.

    Tutje ai ka shtuar se duke pasë parasysh trendet e Nismës në votat me kusht, të diasporës dhe rinumërimit, atëherë kjo është një arsye më shumë që të kërkojnë rinumërim të tërësishëm të votave.

    “Nisma ka arritur të grumbullojë rreth 42 mijë vota. Rëndësi e veçantë e këtyre rezultateve është se në procesin e rinumërimit Nisma ka arritur që nga 344 kuti, të ketë 5.5, nga votat e diasporës 6.9 dhe nga votat e kutive të rinumëruara 5.5 për qind dhe në total nga votat e vlefshme koalicioni ynë ka arritur të bëhet pjesë e Kuvendit duke përfshirë shifrën 5.017 për qind.

    Sherifi po ashtu ka kërkuar që zarfet e ardhura nga Serbia të mos kthehen në vota të vlefshme dhe të mos trajtohen nga KQZ. Ai ka paralajmëruar se kushdo që mundohet, siç është shprehur ai që për disa vota kriminale të sfidojë vullnetin e 42 mijë votuesve do të përballet me ligjin.

    “Insistojmë se këto zarfe që pretendojnë të kthehen në vota të vlefshme të mos trajtohen nga KQZ. Ju e dini se kemi ushtrar ankesë në PZAP për këtë çështje. Askush nuk ka të drejtë që për rreth 2-3 mijë vota të ardhura në mënyrë kriminale të sfidojë vullnetin e 42 mijë votueseve. Askush nuk ka të drejtë që për disa vota kriminale të lë jashtë kuvendit vullnetin e 42 mijë votuesve”, është shprehur ndër të tjera Sherifi. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!