×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërohet 5-vjeçarja nga Vitia që ishte infektuar me koronavirus

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 8:09

    Infektologu Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive të shtrirë janë tre pacientë nga 34 rastet e reja që u konfimuan mbrëmë se janë të prekur me Covid-19.


    Ai ka njoftuar se në mesin e ty personave që kanë dalë mbrëmë nga Klinika Infektive si të shëruar është edhe 5-vjeçarja nga Vitia.

    “Sot, nga klinika kanë dalë 2 të shëruar nga koronavirusi, një ndër këta persona është vajza pesëvjeçare nga Vitia. Këto ditë ne e kemi pasë pesevjeçaren si pacienten më të re, dje ka bërë testin e parë ku doli negativ po ashtu edhe sot kur përfundoi testin e dytë doli negativ që i bie se është shëruar”.

    Krasniqi ka treguar se një grua shtatzënë është e shtrirë në Klinikën e Infektive.

    “Shtatzëna e shtrirë është në gjendje të mirë shëndetësore, ajo është çdo herë në konsulta edhe me gjinekologun”.

    “Ndërsa, shanset janë minimale që një foshnje të lind i prekur me Covid-19, virusi mund të bartet tek ai pas lindjes nga gjidhënja ose nga kontaktet tjera të nënës me fëmijën”, ka thënë ai për Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!