×
  • Lajme
  • Lajme

    Shi e bubullima, moti për sot dhe nesër

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 7:04

    Mbi vendin tonë të shtunën e të dielën priten edhe reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima. Në aspektin termik të shtunën do të jetë më freskët e të dielën sërish pak më ngrohtë.


    Sipas Prishtina Weather, fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht me vranësira, e ku mbetën mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit nga e marta në rënie.

    Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e të mërkurën zbresin edhe në 10C. Maksimalet të shtunën zbresin në 20C, për të shënuar sërish rritje të dielën deri në 25C, e më pas me një tendencë të rënies deri në 19C ditën e mërkurë.

    Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s, të hënën me hove edhe deri në 14m/s.

    Shtypja atmosferike në fundjavë me tendencë të rënies nën vlera normale, më pas shënon rritje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!