88 për qind e shqiptarëve të Kosovës e kanë vizituar Shqipërinë, ndërsa 31.6 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë e kanë vizituar Kosovën. Këto janë statistika të dala nga një hulumtim i opinionit publik, bërë në Kosovë dhe Shqipëri. nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipëri (OFSA).
Ky hulumtim më tej thotë se 18 për qind e serbëve të Kosovës e kanë vizituar Shqipërinë në dy vitet e fundit.
Turizmi është arsyeja kryesore për vizita.
Siguria është problematikë më e madhe për shqiptarët e Kosovës që e vizitojnë Shqipërinë (60 për qind ndjehen të sigurt) sesa për shqiptarët e Shqipërisë që e vizitojnë Kosovën (85 për qind ndjehen të sigurt).
Hulumtimi është realizuar në periudhën tetor-nëntor 2018. Gjithsej janë intervistuar 2.504 qytetarë: 1.200 në Shqipëri dhe 1.304 në Kosovë (1.004 shqiptarë dhe 300 serbë). /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.