×
  • Lajme
  • Lajme

    Shikoni reagimin e amerikanëve kur Rama u thotë se në Kosovë ka djem që quhen “Klinton” dhe “Billklinton”

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 13:15

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbajtur një fjalim ku në prezencë të ish-zonjës së parë së SHBA-ve, Hillary Clinton ka treguar se në Shqipëri e në Kosovë ka emra “Klinton” dhe “Billklinton”.

    Siç ka thënë ai, kjo në shenjë falënderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Rama është referuar me “gjysma e kombit shqiptar”, kur u shpreh se lidhja me SHBA-të është e fortë për shkak të ndihmës së madhe në çlirimin e Kosovës.

    ”Sepse duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri, apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës. Dhe, meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Klinton, emrin, jo mbiemrin. Madje, ka edhe djem që quhen Billklinton. Kështu e kanë thjesht emrin po, si të themi, Billklinton Rama”, u shpreh kryeministri shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!