Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka deklaruar se është arrestuar personi i cili shiste bileta të falsifikuara në tregun e zi.
Tutje Policia njofton se nga personi i dyshuar janë gjetur 6 bileta të cilat dyshohet se kanë qenë të falsifikuara, shkruan Reporteri.net
Se kanë blerë bileta të falsifikuara janë ankuar disa persona në drejtim të policisë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte qenë duke shitur bileta futbolli në tregun e zi. Nga i dyshuari janë konfiskuar 6 (gjashtë) bileta të dyshuara për falsifikim. Në stacion policor janë paraqitur katër ankues shqiptarë, të cilët kanë deklaruar se nga i dyshuari kishin blerë bileta në shuma të ndryshme dhe më pas kishin kuptuar se biletat ishin të falsifikuara. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.