×
  • Lajme
  • Lajme

    Shiti fëmijën e posalindur, ngritet aktakuzë ndaj një personi në Gjilan

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 14:18

    Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë ditës së sotme ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.F. dhe R.A., për shkak të veprave penale trafikim me njerëz dhe marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës.


    “Sipas aktakuzës, i pandehuri R.F., më 8 maj 2003, në Gjilan, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, ka trafikuar fëmijën e porsalindur të të dëmtuarës N.A., ashtu që pas lindjes e ka detyruar të njëjtën që pa pëlqimin e saj, në oborrin e Spitalit Regjional në Gjilan, t’ia japë fëmijën të pandehurës R.A”.

    “Në këtë mënyrë, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Trafikim me njerëz’’ nga neni 171 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

    “Ndërsa, e pandehura R.A., në mënyrë të kundërligjshme ka marrë dhe ka mbajtur fëmijë e të dëmtuarës N.A., pa përfillur procedurat lidhur me marrjen dhe mbajtjen e fëmijën,nga institucioni përkatës”.

    “Me këto veprime, e pandehura ka kryer veprën penale ‘’Marrja e kundërligjshme e fëmijës’’ nga neni 249 paragrafi 1 të KPRK-së”, thonë nga kjo Prokurori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!