×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkaktoi vdekjen e 5 personave, dënohet me 3 vjet e gjysmë – babai i viktimës e pështyn në fytyrë

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 23:20

    Gjykata ka dënuar Durak Hoxhajn me vetëm 3 vite e gjysmë burgim, ai është fajtor për aksidentin ku vdiqën 5 persona


    Në korrik të këtij viti, 4 djem te rinj po shkonin mysafir ne Rahovec.

    Por, ata nuk arritën asnjëherë në destinacionin ku ishin nisur.

    Kjo pasi që deri sa po lëvizin me makinën e tyre rrugës në fshatin Bërnjak, një veturë e tipit Renault kishte filluar një tejkalim që nuk arriti ta përfundonte.

    Vetura që po e ngiste Durak Hoxhaj, u përplas me veturën në të cilën ishin katër persona të tjerë.

    E të vdekur në vend këtu mbeten dy persona, ndër ta edhe bashkëshortja e shkaktarit të këtij aksidenti.

    Por, numri i viktimave nuk u ndal me kaq.

    Edhe tre persona të tjerë vdiqën nga lëndimet e marra në këtë aksident.

    E familjarët e këtyre viktimave, të hënën erdhën në Gjykatën Themelore të Gjakovës, dega në Rahovec.

    Ata do të dëgjojnë vendimin e gjykatës, për të akuzuarin Durak Hoxha.

    Edhe ky erdhi në Gjykatë.

    Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Mizair Shabani, në prani të publikut shpalosi vendimin e gjykatës.

    Mizair Shabani, Gjykatës

    3 vjet e 6 muaj…

    E dënimi prej vetëm 3 vjet e gjysmë nxiti tensione në sallën e gjyqit.

    Njëri nga familjarët e pështyu Durak Hoxhën.

    E pakënaqësia e familjarëve vazhdoi edhe në korridoret e gjykatës.

    Lartësia e dënimit po shihet si skandaloz nga familjarët e viktimave.

    Islam Jupolli, babai i Lulzim Jupollit

    5 jeta njerëzish i ka marrë, 3 vjet dënimi.cfarë dënimi është ky. Ska ligj, shtet, na ka helmu. Kurrë nuk ka ndodh kështu, edhe del si kapadai tu kesh.

    Islam Jupolli, babai i Lulzim Jupollit

    Po e pështyva në fytyrë, cka me bo.Ata kanë qenë lulja jonë ma e mirë.

    Të pakënaqur u shfaqën edhe familjarët e tjerë të viktimave.

    Familjari tjetër..

    Mëndoj qe është vendim qesharak, kanë vdek 5 njërëz, e ja jep 3 vjet burg. E permen rastin e romit….

    Ndërkohë, avokati mbrojtës i viktimave thotë se në konsultim me familjarët do të shohin mundësinë për tu ankuar.

    Është ceshtje e gjykatës. Cdo palë ka të drejtë të ankesë. Do ti konsulltojë familjarët.

    Ndërkohë, avokati mbrojtës i Durak Hoxhajt, Durim Nevzati, tha që i akuzuari ka kërkuar falje, dhe nuk ka dashur të flasë për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!