×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohen edhe drejtorët e ndërmarrjes Trepça

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 12:46

    Qeveria e Kosovës ka shkarkuar sot gjashtë drejtorët e ndërmarrjes publike Trepça.


    Kjo u bë me propozim të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

    ”I propozoj Qeverisë që të shkarkojë drejtorët në ndërmarrjen Trepça. Sipas ligjit, Qeveria duhet t’i shkarkojë drejtorët kur ka arsye që i kanë shkelur detyrat. Në rastin e Trepçës, bordi ka lejuar veprime që bien ndesh me interesin e ndërmarrjes”, ka deklaruar Hajdari, derisa ka përmendur edhe konkursin e fundit, për të cilën janë mbajtur protesta.

    Qeveria e ka votuar propozimin e Hajdarit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!