Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës e ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj kompanie, Bedri Istrefin.
Lajmin e ka konfirmuar për Kohën, ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari.
Mësohet se janë shkarkuar edhe zyrtari kryesor i financave dhe thesarit, dy zëvendësshefat ekzekutiv edhe i ka bërë emërimet për ushtrues detyre në këto poste.
Këtyre të fundit u është pamundësuar mbajtja e mbledhjes në Telekom, pasi siç bëjnë me dije burimet, janë sulmuar fizikisht nga persona të afërm me menaxhmentin. Mbledhjen e kanë mbajtur në MEPTINIS.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.