Autoritete greke kanë shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës. Nga ky operacion janë arrestuar 7 anëtarë të bandës, mes tyre edhe një shqiptar.
Mediat greke shkruajnë se nga banda operonte në Volos dhe se policia ka qenë në ndjekje të tyre që prej fillimit të muajit mars.
Gjatë kontrollit policor në ambientin ku qëndronte banda, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 9 kg heoinë, ku një pjesë e tyre ishte e fshehur në pjesë makinash.
Gjithashtu u sekuestruan dy pistoleta, gëzhoja, pajisje laboratorike të kultivimit të kanabisit, materiale formulimi dhe paketimi droge, një shumë parash dhe 4 celularë të përdorur për negociatat e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.