×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkatërrohet grupi i grabitësve që talleshin me policinë, vetëm edhe një prej tyre në kërkim

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 13:51

    Grabitje të shumta të armatosura u regjistruan gjatë vitit të kaluar në Kosovë. 


    Policia i kishte renë në gjurmë një grupi të cilët dyshoheshin se po vepronin në rajone të ndryshme të vendit, ku cak kishin bankat, pikat e shitjes së naftës, marketet e veturat.

    Derisa në pranga kishin përfunduar një pjesë e madhe e grupit, tre prej tyre arritën të ikin nga policia, raporton Indeksonline.

    Kastriot Shala, Leutrim Latifi dhe Ridvan Ademi u shpallen në kërkim të policisë, madje për informata që do të qonin në arrestimin e të tyre, policia ofroi shpërblim 5 mijë euro.

    Dy të parët u arrestuan javë më parë derisa në kërkim vazhdon të mbetet Ridvan (Rexhep) Ademi, i lindur me datë 11.08.1989 me banim në fshatin Dobratin të Podujevës.

    Ai dyshohet se është larguar nga Kosova dhe deri tani nuk ka informacione se ku është vendndodhja e tij.

    Policia kërkon informata për Ridvan Ademin dhe thotë se për qytetarët që ofrojnë informacion, do të garantojë konifidencë të plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!