×
  • Lajme
  • Lajme / Londër

    Shkëlqim Devolli takon CEO-n e CNN, Thompson zyrtarizon hyrjen e kanalit amerikan në Kosovë

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 16:49

    Në Londër, sot, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, aksionari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, në një takim me drejtorin dhe kryetarin e Bordit të CNN, Mark Thompson, zyrtarizuan partneritetin për hapjen e D1 CNN në Kosovë.

    Thompson përgëzoi ekipin e Devolli Corporation për lansimin e televizionit të ri të lajmeve për Kosovën, duke premtuar se CNN do të mbështesë partnerët e tyre kosovarë në çdo kohë.

    Sipërmarrësi Devolli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me rrjetin televiziv më të njohur në botë, Made in USA, për Kosovën.

    ”Në këtë ditë të veçantë, 12 qershor, kur para 26 vjetësh e gjithë bota mësonte nga raportimet e CNN se Kosova, vendi ynë, u çlirua, ne po zyrtarizojmë hyrjen e CNN-it në Kosovë. Tash, në Kosovën e lirë, në gjuhën shqipe, CNN do të flasë për shtetin e pavarur. Është një ëndërr e realizuar”, u shpreh ai.

    D1 CNN tashmë ka filluar, në bashkëpunim me ekipin mbikëqyrës të CNN, ta rekrutojë stafin për hapjen e kanalit të lajmeve, i cili do të lansohet shumë shpejtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!