×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkëlzen Gashi, në vetëmbrojte pas shkarkimit, shpërndan shkrimin ku sulmohen kosovarët dhe gazetari Arsim Lani

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 16:54

    Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari politik i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka shpërndarë një shkrim ku ish-shefi i tij kritikohet për shkarkimin e tij, teksa ata që ia kërkuan ata, në këtë rast qytetarët, konsiderohen si dhunues e linçues.


    Gashi, ka shpërndarë një shkrim të analistit nga Shqipëria që thotë se me këtë veprim Kurti iu bashkua turmës së linçuesve e dhunuesve.

    “Fatos Lubonja: Lajme të këqija nga Kosova – Pse Kurti gaboi me shkarkimin e Shkëlzen Gashit, iu bashkua turmës se linçuesve dhe dhunuesve?”, ka shkruar Gashi, sipër postimit.

    Ndërkaq, analisti në fjalë, në këtë tekst që e ka shpërndarë edhe Gashi, ka sulmuar edhe televizionin T7, si dhe drejtuesin e emisionit Frontal, Arsim Lanin, të cilin e fyen për arsimimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!