×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkëmb Manaj: Qeveria mbrëmë rishkeli rëndë Kushtetutën

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 21:04

    Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka kundërshtuar ashpër masat e reja të ndërmarrja mbrëmë nga Ministria e Shëndetësisë.


    Manaj, masat e reja të MSH-së i quan ekstreme të cilat duhet të aplikohen vetëm me rastin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Kuvendi i Republikës.

    Ai thotë se mbrëmë është rishkelur rënd Kushtetuta nga Qeveria në detyrë, respektivisht nga Ministria e Shëndetësisë, dhe është goditur keq rendi juridik dhe kushtetues i Republikës, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të merren parasysh rekomandimet e institucioneve shëndetësore në këtë kohë të pandemisë të cilat janë bazike për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, por Qeveria në detyrë dhe institucionet tjera, këto rekomandime duhet t’i përkthejnë në masa, të cilat duhet të vendosën në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin.

    Masat e vendosura mbrëmë nga Ministria e Shëndetësisë, janë masa ekstreme të cilat duhet të aplikohen vetëm me rastin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Kuvendi i Republikës.

    Mbrëmë është rishkelur rënd Kushtetuta nga Qeveria në detyrë, respektivisht nga Ministria e Shëndetësisë. Mbramë është goditur keq rendi juridik dhe kushtetues i Republikës.

    Themelimi i Qeverisë së re duhet të ndodh shpejtë në mënyrë që të merr legjitimitetin nga Kuvendi dhe ta kthejë legalitetin në vend, duke menaxhuar gjendjën me pandeminë, se bashku me Kuvendin, t’i përcaktoj shpejtë pakot e mbështetjes financiare, sociale dhe ekonomike për qytetarët dhe bizneset si dhe sfidat tjera që e presin vendin tonë në një të ardhme të afërt.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3569721969711228&set=a.559539650729490&type=3

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!