Me propozimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës, sot në seancë plenare vendosi që deputeti Shkëmb Manaj, të zgjedhet Kryetar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Punës dhe mbikëqyrje të Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Manaj i cili ka qenë anëtar i këtij komisioni, merr pozitën e kryetarit pasi që kryetari i mëparshëm i këtij komisioni Driton Selmanaj është emëruar zv.kryeministër në Qeverinë Hoti, shkruan Reporteri.net.
Komisioni për legjislacion është ndër komisionet më të rëndësishme kuvendare.
Ky komision analizon dhe vlerëson përshtatshmërinë e akteve të cilat i miraton Kuvendi i Kosovës me Kushtetutën; në raste të caktuara propozon, propozim – ligj, amendament në ligj apo në aktin të cilin e miraton Kuvendi i Kosovës; shqyrton projektligjet në aspektin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë; shqyrton deklarata politike, rezoluta dhe akte të tjera nënligjore në miratim nga Kuvendi i Kosovës nga aspekti i kushtetutshmërisë së tyre.
Fushëveprimtaria e plotë e Komisionit për Legjislacion:
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.