×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkencëtari amerikan: Kosova fituese, ndërmerr masat më të forta se vendet tjera në Evropë për Covid-19

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 20:44

    Shkencëtari nga ShBA-ja, Yaneer Bar-Yam, i cili studion edhe pandemitë, ka njoftuar se Kosova po ndërmerr masat më të forta se vendet tjera në Evropë, sa i përket pandemisë Covid-19.

    Kështu ai thotë se është renditur në vendin e fituesit me vetëm 7 raste të reja në 24 orë.

    “Kosova tani është duke ndërmarrë veprime më të forta se vendet e tjera në Evropë, duke arritur kategorinë tonë “fitues” me vetëm 7 raste të reja në ditë. Ata tani po forcojnë gjithashtu kontrollet kufitare me kërkesat e vaksinimit. Një hap i parë për të ndërtuar dhe ruajtur suksesin“, ka shkruar ai.

    Yaneer Bar-Yam vazhdimisht ka lavdëruar institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës me koronavirusin.

    Fizikanti Bar-Yam ka theksuar se Kosova është një storie sukses në luftën kundër Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!