×
  • Lajme
  • Lajme

    SHKK shpall tender në vlerë mbi 2 mijë e 300 euro për korrjen e grurit në hapësirat e institucioneve korrektuese

    Reporteri
    08 Korrik 2024 | 18:38

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 2 mijë e 380 euro për korrjen e grurit në hapësirat e institucioneve korrektuese.

    Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kompania që fiton tenderin do të bëjë korrjen e grurit tek Qendra Korrektuese në Dubravë, Smrekonicë dhe Qendrën Korrektuese në Lipjan, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në total sipërfaqja me grurë që do të korret është 13.20 hektarë. Korrja e grurit duhet të bëhet 10 ditë nga dita e dhënies së kontratës.

    Përveç korrjes, kompania që fiton tenderin duhet të bëjë edhe bartjen e grurit deri te kompania e deponimit të miellit.

    “Operatori ekonomik fitues është i obliguar që perpos korrjes së grurit ta bëj edhe ngarkimin e grurit, bartjen deri te kompania e deponimit te miellit e përcaktuar nga Qendrat Korrektuese në Dubravë dhe Lipjan”, thuhet në njoftim.

    Kompanitë e interesuara për këtë tender, mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 12 korrik, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!