×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në 52 numri i të shëruarve nga coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 22:51

    Êshtë konfirmuar se 14 raste sot janë shëruar nga pandemia në Kosovë, teksa numri i të shëruarve ka shkuar në 52.


    Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik.

    “Sot më 10 prill 2020, janë të shëruar edhe katërmbëdhjetë (14) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e dy (52)”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa, sot kanë rezultuar pozitiv edhe 23 raste të reja me koronavirus në Kosovë, dukë bërë që numri të arrij në 250.

    “Sot më 10 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 189 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej njëzet e tre (23) prej tyre kanë rezultuar pozitive”. Thuhet ne njoftim.

    Kurse, në Kosovë janë shënuar deri me tani vetëm 7 viktima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!