×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në 525 numri i vdekjeve nga coronavirusi në Kosovë

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 15:04

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 9 pacientë të prekur me COVID-19, duke e çuar kështu numrin total të vdekjeve në 525.


    Po ashtu në raportin 24 orësh të IKSHPK-së lidhur me të dhënat e fundit për COVID-19, bëhet e ditur se janë konfirmuar edhe 120 raste të reja me coronavirus, ndërsa 122 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar, shkruan Reporteri.net.

    Numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!