Tetë raste të reja të vdekjeve si pasojë e koronavirusit janë regjistruar të shtunën e 4 korrikut në Kosovë. Deri tash në Kosovë, si pasojë e këtij virusi, kanë vdekur 66 persona.
Në raportin e së premtes Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kishte njoftuar se deri atë ditë ishin regjistruar 58 vdekje. Të shtunën në mesditë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjashtë pacientë kanë vdekur deri në orën 17:00, ndërsa në mbrëmje IKSHPK-ja ka regjistruar edhe dy vdekje të tjera, për të çuar në 66 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend.
E shtuna ishte dita rekorde edhe sa i përket rasteve të reja me COVID-19, me 178 raste të reja.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 3.356. Të shtunën janë shëruar 50 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 1874. Raste active janë 1416. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.