×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkrimtarët duan çmim me emrin e Demaçit

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 21:34

    Një shkrimtar që i rezistoi fuqisë jugosllave, duke vënë në pah të drejtat e popullit shqiptar në Kosovë, do të kujtohet pas vdekjes edhe me një çmim.


    Shkrimtarët pritët të ndajnë çmimin për letërsi, Adem Demaci.

    Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, ka thënë se çmimi do ta ketë portretin e Adem Demaçit.

    “Do të jetë një portret i Adem Demaçit e atij që do ta ketë krijimin më të mirë kushtuar dëshmorëve me datën 5 mars”, ka thënë Galica për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Demaçi ndërroj jetë në korrik të 2018-tës në moshën 82 vjeçare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!