×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shoferi i autobusit e pranoi se e kishte zënë gjumi”, gazetari i mediumit kroat që ndoqi nga afër aksidentin tragjik në Kroaci jep detaje për Gazetën Reporteri

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 13:44

    Mëngjesin e ditës së sotme (e dielë 25 korrik) në Kroaci ka ndodhur një aksident tragjik, ku deri tani janë shënuar 10 viktime e dhjetra të tjerë të lënduar.


    Autobusi me targa të Kosovës po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë.

    Gazetari i mediumit kroat “24sata“, shqiptari Emirat Asipi ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se në mesin e të lënduarve rëndë është edhe një vajzë e mitur.

    “Për momentin e dimë se kanë vdekur 10 persona, 44 janë lëndura, ku në mesin e tyre 8 persona janë në gjendje të rëndë, e këtu përfshirë edhe një vajzë të mitur. Deri tani nga këta të lënduar janë operuar tre persona”, tha fillimisht Asipi, i cili ishte në vendin e ngjarjes ditën e sotme.

    Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në autobus ishin 69 pasagjerë, ndërsa ata që nuk janë lënduar janë akomoduar tani nga Qeveria kroate.

    “Me këtë autobus kanë udhëtuar 69 persona, plus shoferët. 14 udhëtarë që nuk kanë pësuar lëndime tani janë akomoduar nga qeveria e Kroacisë”, shtoi tutje gazetari i mediumit kroat.

    Emirat Asipi për Gazetën Online “Reporteri.net” ka zbuluar se vet shoferi e ka pranuar se e ka zënë gjumi.

    “Shoferi e ka thënë vet se e ka zënë gjumi dhe për momentin ai është i arrestuar”, u shpreh gazetari.

    Ndërsa në fund ai ka treguar se ngjarja ka qenë e tmerrshme, duke qenë se në autobusin ndodhedhin plot 15 fëmijë.

    “Situata në ngjarje ishte shumë keq. Autobusi ka qenë i gjithi i dëmtuar nga xhamat, shihje njerëz të gjakosur, ndërsa plot 15 fëmijë ishin në të”, përfundoi gazetari i mediumit kroat “24sata” për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!