×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqërohet në polici një 22-vjeçar për drogë, lirohet pas intervistimit

    Reporteri
    08 Korrik 2025 | 8:23

    Një 22-vjeçar është arrestuar në Ferizaj mbrëmë, pasi të njëjtit gjatë kontrollit trupore i është gjetur drogë, shkruan Reporteri.net.

    Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

    Gjithashtu, është kryer kontroll edhe në shtëpinë e tij, ku janë gjetur një pushkë e gjatë me 26 fishekë, si dhe një pushkë gjuetie me 12 fishekë.

    KOMUNIKATË PËR MEDIA:

    Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve

    Me datë 07.07.2025 rreth orës 20:00, Njësiti i Hetimeve në stacionin policor të Ferizajt, në bashkëpunim me njësitin reagues, ka shoqëruar në stacionin policor personin e dyshuar P. R.,22 vjeç, pasi gjatë kontrollit trupor tek ai janë gjetur substanca të dyshuara narkotike. Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

    Hetimet paraprake kishin siguruar një fotografi ku dyshohej se posedonte edhe armë zjarri. Si rezultat, është ushtruar urdhër kontroll në fshatin Pleshinë, ku janë sekuestruar:

    -Një pushkë e gjatë përsëritëse dhe 26 fishekë

    -Një pushkë gjuetie e punuar dhe 12 fishekë

    Pas verifikimeve është konstatuar se armët i përkasin personit I. R.,47 vjeç për të cilat posedonte leje të skaduar.

    Me urdhër të prokurorit të shtet është iniciuar rast penal për veprën:
    “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!