×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallet fituesi i projektit për tregun e Ulpianës

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 15:35

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është shpallur fituesi i konkursit për tregun e Ulpianës, ndonëse, nuk ka dhënë detaje për kë bëhet fjalë.


    “Është shpallur fituesi i konkursit për tregun e Ulpianës. Urime fituesit dhe tani fillojmë punën në projektin zbatues dhe implementimin. #prishtina #market”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

    Ndërkohë, Komuna e Prishtinës, në një postim në Facebook, ka shkruar se “Tregu në lagjen Ulpiana do të transformohet për të marrë pamje të re”.

    “Jo vetëm banorët e Ulpianës, por edhe shumë qytetarë të tjerë, pjesë të përditshmërisë e kanë furnizimin në tregun e Ulpianës. E në gjendjen që është momentalisht, është larg standardeve urbane, në çdo aspekt! Por, sot jemi ë lumtur të e ndajmë lajmin se është shpallur fituesi i projektit ideor për dukjen e re të këtij tregu. Tash mund të vazhdohet me projektin kryesor zbatues në mënyrë që tregu I Ulpianës të shndërrohet në një treg modern që ofron kushte cilësore për qytetarët dhe afaristët që ofrojnë shërbime aty”, thuhet në njoftim.

    https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10158632060382166

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!