×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallet i pafajshëm imamit nga Podujeva që u akuzua për dhunim të vajzës së mitur

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 15:32

    Dy vjet më parë, hoxhë Beqir Nuredini u akuzua rëndë nga një familje në Sibovc të Podujevës. Familja e kishte denoncuar imamin se e ka dhunuar seksualisht vajzën e tyre V.I., në moshën 16 vjeçare, teksa po merrte mësime te ai.


    Por sot, Gjykata Themelore në Prishtinë përfundimisht e liroi nga akuza imamin duke mos gjetur asnjë provë përkitazi me akuzën e ngritur.

    Lajmin e ka dhënë vet imami duke thënë se e gjithë kjo periudhë ka qenë një sfidë më shumë vështirësi për të dhe familjen e tij.

    Njoftimi i imamit:

    Të nderuar dhe shumë të respektuar miq e dashamirë,

    Sot, në këtë ditë të bekuar xhumaje, Gjykata Themelore në Prishtinë përfundimisht më liroj nga akuza e rëndë, që tash e një kohë padrejtësisht rëndonte mbi mua. E gjithë kjo periudhë ka qenë një sfidë me shumë vështirësi për mua dhe familjen time.

    Kjo akuzë e padrejtë gjatë kësaj periudhe kohore, padrejtësisht ka vënë në dyshim integritetin dhe moralin tim, në sytë e atyre që dikur tek unë shihnin udhërrëfyesin dhe modelin e një njeriu me integritet.

    Mirëpo, ashtu siç kam pasur besimin e palëkundur në drejtësi dhe Zot, sot triumfoj e drejta. Në fund dua të shpreh falënderimin edhe për zyrën e avokatisë Behar Ejupi, që me profesionalizëm e ndershmëri mbrojtën kauzën e drejtë në këtë proces gjyqësor, që në fund edhe triumfoj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!