×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpejtim Bulliqi zyrtarisht kryetar i Komunës së Podujevës

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 10:40

    Është mbajtur seanca solemne e pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës.


    Seanca ka filluar me himnin kombëtar dhe atë shtetëror, ndërkaq kryetari Shpejtim Bulliqi e ka dhënë betimin.

    Bulliqi ka thënë se zyra e kryetarit do të udhëhiqet nga trajtimi i barabartë për të gjithë, nuk do të ketë ndasi në ne dhe ata.

    Kryesuesi i kuvendit komunal, Fatmir Gashi ka kërkuar që të respektohen masat kundër Covid-19, pasi në sallë është një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve.

    Zgjedhjet për kryetar të Podujevës janë mbajtur më 29 nëntor, fitues i të cilave ka dalë Shpejtim Bulliqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje. Bulliqi është ende deputet i Kuvendit të Kosovës, detyrën e të cilit e merr deputeti më i votuar menjëherë pas tij në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!